Harduer

iPad 3, debuton në Mars?

Jan 13 2012
0 Shpërndarje
iPad 3, debuton në Mars?

Partnerët prodhues të Apple në Azi veçse mund të kenë filluar me përgatitjet për prodhimin e iPad 3 gjatë muajve të fundit, dhe me gjasë mund të arrijnë në kapacitet e plota në shkurt. Konkurrenca gjithashtu është duke u rritur për iPad 2, në veçanti për shkak të Amazon Kindel Fire, që ka shitur mbi 4 milion njësi gjatë muajit të kaluar. iPad tani është burimi i dytë i të hyrave të Apple, dhe shitjet kanë qenë vërtetë të larta qysh prej paraqitjes në treg. 

Nëse iPad 3 ofron përkrahje për LTE, iPhone sigurisht se do të jetë produkti i radhës që do ta përfitojë këtë veçori, pasi iPad ka pranuar çipin A5 para se ta pranojë iPhone në vitin e kaluar. iPad 3 sipas disa parashikimeve mund të ketë ekran me rezoulcion HD, dhe me gjasë ai mund të jetë nga Samsung apo LG. 

E sa për CEO’n Tim Cook, presioni mbi të cilin po rritet vazhdimisht shpresojmë që do ta kalojë si është më së miri këtë lëvizje të radhës… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>