Harduer

iPad 3 lëshohet më 7 mars

Feb 29 2012
0 Shpërndarje
iPad 3 lëshohet më 7 mars

Shaw Wu nga Sterne Agee tha në një shënim gjatë të mërkurës që rifreskimi i pajisjes iPad do të jetë “domethënëse” dhe do të përfshijë shumë veçori të rëndësishme të reja, duke përfshirë një paraqitje më të mirë, proceso më të shpejtë dhe ndërlidhje me softuerin Siri.

Veçoria kyçe, tha Wu, do të mund të ishte përfshirja e lidhjes 4G LTE, duke shtuar që Apple e ka marrë parasysh përmirësimin e jetëgjatësisë së pajisjes. Mundësia për ta përdorur rrjetin 4G ka qenë një gjë vërtet shteruese për bateritë, që ka krijuar një pjesë të dobët për prodhimet e Apple.

“Ne vazhdojmë të besojmë që ky rifreskim i theksuar do të ndihmojë në udhëheqjen e shitjeve më të shumta të iPad dhe të ndihmojë në dallime të mëtutjeshme” për ta ndryshuar këtë tablet nga sfiduesit si Kindle Fire, shkruan Wu.

Së fundi nuk kanë pushuar thashethemet për pajisjen iPad 3, por se sa janë të vërteta të gjitha këto mbetet të shihet me rastin e lëshimit të kësaj pajisjeje./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>