Harduer

iPad 3 më 7 mars?

Feb 14 2012
0 Shpërndarje
iPad 3 më 7 mars?

Kjo datë përkon me “javën e parë të marsit”, raportoi gjatë javës së kaluar All Things Digital, dhe është e mërkura kur gjatë vitit të kaluar Apple zbuloi iPad 2.

Sipas 9to5mac, iMore e postoi me saktësi datën e lëshimit në tetor të iPhone 4S që në fillim të muajit gusht.

iMore paraqet edhe disa hollësi të cilat tashmë i dimë për iPad 3, që do të vijë me një paraqitje me përmasa 2048 x 1536 piksellë dhe rrjetin 4G LTE. Blogu tregon gjithashtu që pajisja do të ofrojë një procesor quad-core. iPad 2 kishte dalur gjatë vitit të kaluar në ngjarjen e mbajtur në San Francisco më 2 mars dhe duke dalë pastaj në shitje pas një jave e gjysmë. Disa raporte kanë treguar që çfarëdo pajisje që lëshon Apple, ajo do të ketë një mostër të ngjashme me atë që ndërmarrja e kishte për iPhone 3GS dhe iPhone 4S, ku mund të jenë disa përmirësime të thjeshta në mostrat ekzistuese harduerike./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>