Analiza

iPad afër shitjes së tërësishme në Evropë dhe Azi

Jun 2 2010
0 Shpërndarje
iPad afër shitjes së tërësishme në Evropë dhe Azi

Gene Munster nga Piper Jaffray dhe kolegët e tij kanë bërë një analizë gjatë vikendit të 25 dyqaneve të Apple në Britani, Gjermani, Francë, Japoni dhe Australi,  14 ditë pas lansimit.

Rezultatet janë këto: Të premten, 29 për qind e 14 dyqaneve kanë shitur tërësisht çoftë modelet Wi-Fi apo ato 3G. Të hënën 36 për qind e 11 dyqaneve kanë bërë thirrje se kanë shitur tërësisht modelet Wi-Fi apo 3G.
E për krahasim, Piper Jaffray ka kontrolluar një mostër të dyqaneve në SHBA, 48 ditë pas lansimit, dhe ka gjetur se 74% e pajisjeve Apple iPad janë shitur tërësisht.

Pavarësisht raporteve të paraqitura, të hënën Apple ka raportuar se ka shtitur 2 milion iPad në më pak se dy muaj, kurse Munster në anën tjetër ka rritur parashikimet e shitjeve për vitin kalendarik 2010, nga 4.3 milion në 6.2 milion iPad të shitur. Kjo rritje prej 44 për qind ka shtuar 25 cent në fitimet për aksion në vitin 2010.

E natyrisht Munster nuk pritet të jetë kompania analizuese e fundit që do të rrisë parashikimet për shitjet e iPad, gjatë ditëve në vazhdim.

Lajmet e fundit>