Harduer

iPad Air 2 pritet të jetë më i fuqishëm se iPhone 6

Oct 14 2014
0 Shpërndarje
iPad Air 2 pritet të jetë më i fuqishëm se iPhone 6

apple_ipad_air_2_logic_board_appleclubtwFansat po presin më padurim të njihen me gjeneratën e re të iPad-eve në eventin e së enjtes. Ka kohë që flitet për tabletët e rinj që Apple do të sjellë dhe së fundmi një faqe taivaneze ka publikuar disa imazhe të detajuara të atij që mendohet se do të quhet iPad Air 2. Këto imazhe u shfaqën në Apple.club.tw të shtunën dhe duket se shfaqin iPad Air 2 me një çip A8X, butonin Touch ID që njeh shenjat e gishtërinjëve, butonat e volumit dhe pjesën e përparme të tabletit.

Raporti thotë se çipi që do mund të përdoret, A8X është shumë herë më i fuqishëm dhe i shpejtë se çipi A8 që ka iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Gjithashtu ai do të jetë i pajisur me 2 GB në vend të 1 GB që ka iPad Air. Sipas Slashgear edhe qarku logjik ka diferenca nga ai që përdoret në versionin aktual. iPad Air 2 do mund të përdoret dhe si telefon me anë të një kartë sim. Këto janë disa detaje që provojnë se iPad Air 2 do të jetë më i avancuar se iPhone 6 dhe 6 Plus. Ndërkohë në një raport tjetër nga Macrumors spekulohet se pas prezantimin të iPad Air 2 të enjten, kompania Apple do të lançojë dhe sistemin Apple Pay në datën 18 tetor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>