Analiza

iPad Air, 5 herë më popullor se iPad 4

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
iPad Air, 5 herë më popullor se iPad 4

iPad-AiriPad Air është në qendër të vëmendjes.

Të dhënat e fundit nga firma analitike mobile Fiksu tregojnë se adaptimi i tabletit është rreth pesë herë më i lartë se ai i gjeneratës së parafundit, pra iPad 4, i cili u lançua një vit më parë.

Grafik Ipad AirFiksu i llogarit këto të dhëna duke parë se sa pajisje iOS po përdorin aplikacionet e veta. Përllogaritja bëhet çdo orë.

Kështu, kompania gjeti se përdorimi i iPad Air (0.75% e aplikacionet të Fiksu-t) ishte rreth pesë herë më e lartë se ajo e iPad 4 tre ditë pas lançimit (0.14%). Të dhënat tregojnë se adaptimi është edhe rreth katër herë më i lartë sesa ai i iPad Mini-t të parë.

Vlen të përmendet fakti se këto të dhëna janë thjesht paraprake dhe jo dëshmi e fortë për shitje të larta të iPad Air.

Gjithashtu, duhet marrë parasysh fakti se vitin e kaluar, Apple lançoi fillimisht modelet vetëm me Wi-Fi dhe më pas ato edhe me lidhje me operatorët telefonikë. Ky mund të jetë një tregues i rëndësishëm në faktin se vitin e kaluar, njerëzit mund të kenë pritur për modelin e dytë në treg. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>