Analiza

iPad Air apo iPad Mini me Retina: Cili është i duhuri për ju

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
iPad Air apo iPad Mini me Retina: Cili është i duhuri për ju

apple-ipad-air-adPeriudha e festave po afron dhe Apple nuk ka hedhur në treg vetëm tablet të ri, por dy të tilla.

Përveç iPad Air – i cili është tashmë i disponueshëm, do të vijë nga fundi i nëntorit edhe iPad Mini me Retina.

Dikur ishte e thjeshtë të merrje vendimin se çfarë iPad-i të blije. Ata që donin më tepër fuqi dhe rezolucion të lartë blinin iPad-in e madh, ndërsa ata që donin diçka të lehtë dhe më të vogël për ta mbajtur me një dorë, preferonin iPad Mini-n. Këtë vit, ndryshimi mes të dy pajisjeve është më i vështirë për t’u dalluar.

Pse? Sepse të dy tabletët e rinj kanë të njëjtin procesor, të njëjtën kamera dhe të njëjtën GPU. Të dyja premtojnë 10 orë jetëgjatësi baterie dhe kanë kapacitet deri në 128 GB. Po ashtu, të dyja suportojnë 4G-në. iPad Air është edhe më i lehtë, kështu që nuk është shumë problem për peshën.

Në grafikun e mëposhtëm është krijuar një flowchart që ju ndihmon të merrni vendimin e duhur. Pyetjet lidhen me gjërat që dëshironi të bëni në një iPad. Po të shihni me kujdes, çmimi nuk është në fokus, sepse 100 $ nuk është ndonjë diferencë shumë e madhe që mund të bëjë një diferencim të qartë mes dy pajisjeve. Ajo që bën ndryshimin janë gjërat për të cilat do t’i përdorni tabletët. (PCWorld Albanian)

NewiPadChartWEB

Lajmet e fundit>