Harduer

iPad ballafaqohet me sfida më të mëdha në luftën për treg

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
iPad ballafaqohet me sfida më të mëdha në luftën për treg

Pjesa e tregut e tabletit 10 inç iPad do të vazhdojë të zvogëlohet pamvarësisht debutimit të gjeneratës së pestë të tij, parashikon analisti i Citi-t, Glen Yeung.

Shitjet për iPadin e madh tashmë jane dëmtuar nga kërkesa për motrën më të vogël. Duke ndjekur daljen në treg të iPad Mini në tetor, vihet re se shitjet gjatë 3-mujorit të katërt për versionin prej 10 inçësh patën një rënie prej 9 % në Shtetet e Bashkuara dhe 26 % në Japoni vit pas viti, tha Yeung në një shënim për investitorë të publikuar gjatë ditës së hënë.

Por Mini nuk ishte ferra e vetme në rrugen e iPadit 10 inç.

Konsumatorët kanë filluar të shkojnë drejt tabletëve 7 inçësh si Galaxy Tab të Samsung, Kindle Fire të Amazon dhe Nexus 7 të Google. Mbi të gjitha, tregu i tabletëve prej 7 inçësh u rrit në 41.2 % gjatë 3-mujorit të katërt 2013 nga 12.6 % që ishte në 3-mujorin e katërt 2012. Gjatë të njëjtës kohë, tregu i tabletëve prej 10 inç ra në 40.6 % nga 67.3 %.

Vetë iPad ka pasur një rënie të konsiderueshme të tregut të vet.

Të dhënat e publikuara nga IDC në fund të janarit paraqitën një ulje në 43.6 % të tregut për tabletet Apple, në 3-mujorin e katërt krahasur me 51.7 % një vit më parë. Ndërkohë, Samsung pati një rritje të tabletit të tij në 15.1 % nga 7.3 %.

Asus, që prodhon tabletin e Google Nexus, zuri 5.8 % të tregut, që paraqet një rritje nga 2 % që ishte. (PC World Albanian)

iPad.

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>