Harduer

iPad dominon listën e dëshirave të përdoruesve për tabletë

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
iPad dominon listën e dëshirave të përdoruesve për tabletë

iPadNë një sondazh të realizuar nga Yankee Group, ku janë pyetur 506 njerëz, pothuajse gjysma e tyre (47%) shprehen se kanë në plan të blejnë një iPad.

Amazon dhe Samsung renditeshin përkatësisht të dytët dhe të tretët në listë me vetëm 7% dhe 6% në listën e dëshirave të konsumatorëve. Pjesa tjetër që pëfshin pothuajse gjithë prodhuesit e mbetur të tabletëve, HP, Dell, Sony, BlackBerry, Acer, Asus, Google, Microsoft dhe Motorola përbënin një pjesë të vogël të përqindjes.

Ndërkohë, njerëzit që ishin përgjigjjur “nuk e di/nuk jam i sigurt” përbënin pothuajse ¼ e blerësve potenciale të tabletëve.

Sipas analistëve, vlerësohet se një nga arsyet më kryesore pse Samsung renditen në Top 3 e listës së dëshirave të konsumatorëve është suksesi i smartfonëve, Galaxy Note 2 si dhe 10.1.

Kompania do të dyfishojë numrin e tabletëve të prodhuar duke e çuar në rreth 40 milionë njësi në vitin 2013, kështu që bëhuni gati të shihni shumë reklama nga Samsung në këtë sektor.

Punonjësit e teknologjisë duan Surface dhe iPhone

Nga ana tjetër, tabletët e prodhuar nga kompanitë aziatike zinin një përqindje tepër të vogël në listë, ndoshta për shkak të cilësisë, edhe pse kjo e fundit po përmirësohet gjithmonë e më tepër gjatë viteve të fundit. (PCWorld Albanian)

ipad table

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>