Harduer

iPad-ët kushtojnë më shumë në Europë sesa në SHBA

Oct 20 2014
0 Shpërndarje
iPad-ët kushtojnë më shumë në Europë sesa në SHBA

Did-you-know-that-iPads-cost-much-more-in-Europe-than-in-the-USKur iPad i parë u prezantua në vitin 2010, ai kishte një çmim prej 499 dollarësh për modelin bazë 16 GB. Një 100 dollarësh ekstra do të shtonte kapacitetin, ndërsa 130 dollarë më shumë do të shtonte konektivitetin e valëve celulare.

Kjo skemë e kostos ka qëndruar pothuaj e pandryshueshme ndër vite dhe gjashtë gjenerata më pas të iPad, iPad Air akoma kushton 499 dollarë. Madje kur shtoni edhe koston e taksave do të përfundojë në një kosto prej 550 dollarësh.

Por a dinit se çmimi i iPad ndryshon nga një shtet në tjetrin? Kjo diferencë është e konsiderueshme në tregjet europiane. Në Hungari, për shembull, modeli bazë i iPad kushton 689 dollarë, dhe në Britani çmimet fillojnë nga 399 paund e cila është e barabartë me 642 dollarë.

Në shtetet nordike, kostoja për një iPad 9.7 inç model bazë me 16 GB është 650 dollarë. Në Francë dhe Itali do të shpenzoni 637 dollarë, ndërsa në Gjermani dhe Spanjë 624 dollarë për modelin bazë.

Cilat është arsyeja e çmimeve më të larta në Evropë? Epo ekzistojnë disa faktorë që përcaktojnë koston e iPad. E para është dërgesa. Kostot e importit duhet të paguhen sipas shteteve respektive, por mos harroni dhe taksat.

Të blesh një iPad në SHBA taksat do e rrisin çmimin jo më shumë se 9.45 % të vlerës, ndërsa në Europë kjo shkon deri në 25 %. Herën tjetër kur të mendoni se një iPad 499 dollarë është i shtrenjtë, mendohuni mirë sepse kjo është për tregun Amerikan ku pajisjet kushtojnë më pak. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>