Harduer

iPad-et në aeroporte ofrojnë oaze për udhëtarët

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
iPad-et në aeroporte ofrojnë oaze për udhëtarët

Herën tjetër, ndërsa jeni duke pritur për të kapur një fluturim, një iPad mund të jetë i nevojshëm për ta bërë pritjen më të lehtë dhe relaksuese. Kohët e fundit, OTG, e cila operon me vendet e ushqimit dhe pijeve në aeroportet e Amerikës së Veriut, njoftoi planin për të vendosur 7000 iPad-e në të tre aeroportet, pas një viti e gjysmë. Udhëtarët do të jenë në gjendje të përdorin tabletat për të porositur ushqim në dyqanet e OTG-së, të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të lundrojnë në Ueb.

OTG thotë se tashmë i ka 300 iPad-e të vendosura në terminalet e aeroportit LaGuardia në New York. Ajo ka një plan për të rritur numrin e tabletave në 2000, duke i përhapur nëpër terminalet e tjera të aeroportit. Përveç kësaj, OTG ka planifikuar të shpërndajë 2500 iPad-e në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis-St. Paul dhe 2500 tableta në aeroportin ndërkombëtar në Toronto.

Kompania i ka vendosur iPad-et si në restorantet e saj ashtu dhe në zonat përreth derës. Aparatet janë të fiksuara në tavolinë, por përdoruesit mund t’i marrin në duart e tyre dhe të gjejnë informacionet që ata kërkojnë. Një menu vizuale i jep mundësi përdoruesit të porosisë ushqim nga restorantet e OTG-së dhe ushqimi i porositur mbërrin tek porositsi në më pak se 15 minuta, kështu që ai nuk duhet të shqetësohet për të humbur fluturimin, ndërsa pret porosinë. Përveç porosisë së ushqimit, iPad-et e OTG-së gjithashtu i jep mundësinë udhëtuesit të kontrollojë informacionet rreth fluturimit, përfshirë këtu statusin e tij dhe kohën në destinacionin përfundimtar. OTG planifikon të përfshijë lojra dhe lajme për udhëtarët që të shijojnë pritjen e tyre. Përdoruesit do të jenë në gjendje të hyjnë në Facebook, Twitter dhe e-mail; duke prekur butonin Home në iPad kur ata mbarojnë, ai fshin çdo informacion personal mbi ju. Stacionet e iPad në zonat e tyre përfshijnë priza dhe porta USB për të karikuar pajisjet elektronike të udhëtarëve.

Instalimet e OTG-së do të përmbajnë iPad-et më të fundit dhe kompania ka plan për ta mbajtur të tillë. Kur Apple të vijë me një version të ri të tabletave të tij, kompania do të përditësojë harduerin e tyre dhe ka në plan të përfshijë 3 aeroporte dhe 7000 iPad-e, por limiti i kësaj pritet të rritet. Ajo operon në 150 restorante, është e përhapur në 10 aeroporte dhe pritet të zgjerohet më tej. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>