Biznes

iPad fut sherrin tek kundërshtarët, pasojnë zbirtje çmimesh

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
iPad fut sherrin tek kundërshtarët, pasojnë zbirtje çmimesh

Apple iPad u lansua më prill, dhe shiti më shumë se 2 milion njësi në 60 ditë dhe analistët thonë se pajisja e pranuar mirë nga tregu është duke mbajtur hapa të sigurtë për të tërhequr konsumatorë edhe nga Kindle e Nook.

Ky presion në Kindle dhe Nook duket se i këndelli kompanitë prodhuese të tyre, të cilat gjatë ditës së hënë u paraqiten me planet për shkurtimin e çmimeve.

Amazon ka bërë të ditur se çmimi për Kindle do të bie në 189 dollarë, kurse Barnes & Noble ka rrëzuar çmimin e Nook në 199 dollarë. Që të dy më parë kushtuan 259 dollarë.

Analistë kanë theksuar se edhe prodhues tjerë si Sony apo ndonjë prodhues tjetër i tregut të lexuesve elektronik duhet të shkurtojë çmimet nëse dëshiron të ruaj pjesëmarrjen në treg.

Në përgjithësi biznesi i librave elektronike është duke shkëlqyer. Goldman Sachs parashikon se rreth 12.8 për qind e të gjithë librave të shitur deri në vitin 2015 do të jenë elektronik.

Lajmet e fundit>