Harduer

“iPad i kuq” për komunistët kinezë

Jan 21 2012
0 Shpërndarje
“iPad i kuq” për komunistët kinezë

Tableti që përdor sistemin operativ Android, që vjen me një paraqitje 9.7 inçë dhe një mbështjellës prej lëkure, nuk është për masën. Pajisja shitet për 9,999 juanë (rreth 1,600 dollarë). Çmimi kaq i lart është duke i bërë disa blogerë në Kinë që të flasin kundër partisë. Kritikët thonë që është tërësisht e mundshme që partia do të mund të përdorte dollarët e taksapaguesve për të paguar për tabletët. Në fakt, uebfaqja kineze 91wenwen bëri një studim online për këtë temë, duke gjetur që rreth 2,000 njerëz besojnë që taksapaguesit do të mund të paguanin faturën. Rreth 3,000 të përgjigjur thanë që është një “simbol i privilegjit”.

Ndoshta, ajo që është më interesantja për RedPadin është që vjen me disa aplikacione të dizajnuara për të ndihmuar anëtarët e partisë për të pasur tabe në media. Reuters e përshkruan një aplikacion që ua mundëson anëtarëve të partisë të bëjnë akreditimin e lajmeve. Një tjetër aplikacion ua mundëson vëzhgimin e blogjeve dhe mikroblogjeve.

Shërbimet për blogim kanë qenë një gjemb për Kinën. Shteti ka shkuar aq larg sa ka kufizuar shumë nga ato shërbime si përpjekje për të “ruajtur publikun”. Qendra e Rrjetit Informativ të Kinës në Internet raportoi në fund të muajit nëntor që 300 milionë qytetarë kinezë ishin duke përdorur mikroblogje. Gjatë qershorit të vitit 2011, kjo shifër ishte vetëm 195 milionë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>