Harduer

iPad i shitur më shumë se PC

Jan 25 2012
0 Shpërndarje
iPad i shitur më shumë se PC

CEO i ndërmarrjes e përdori mundësinë që sërish të parashikojë që tregu i tabletëve një ditë do të jetë më i madh se sa tregu tradicional i llaptopëve dhe desktopëve.

“Ashtu siç e kam thënë më parë, unë me të vërtet besoj, dhe shumë të tjerë në ndërmarrje besojnë, që do të vijë një ditë kur tregu i tabletëve do të jetë më i madh se sa tregu i PC-së,” tha CEO i Apple, Tim Cook, gjatë rrëfimit për përfitime të ndërmarrjes me analistët e Wall Street.

Sipas Apple, ndërmarrja shiti 15.4 milionë pajisje iPad në mbarë botën gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011, më shumë se sa dyfishi i numrit të këtyre pajisjeve që kishte shitur në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar një rritje prej 39%.

Ndërmarrja hulumtuese IDC ka vlerësuar që Hewlett-Packard, që është prodhuesi më i madh i kompjuterëve personalë, ka shitur 15.1 milionë kompjuterë gjatë çerekut të katërt të vitit 2011, ndërsa Lenovo dhe Dell – që janë prodhuesit numër dy dhe tre kanë shitur 13 milionë, respektivisht 11.9 milionë njësi./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>