Siguri

iPad infektohet me virusin e parë

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
iPad infektohet me virusin e parë

Virusi raportohet se është shpërndarë përmes lidhjeve malware të dërguara tek pronarët e iPad në formë të një përditësimi për iTunes.

“Në momentin që shkarkohet pa dashje, Backdoor.Bifrose.AADY injekton veten e tij në procesin Explorer.exe dhe hap një derë të pasme që i mundëson qasje të paautorizuar dhe kontroll mbi sistemin e infektuar” konfirmoi BitDefender.

“Përveç kësaj Backdoor.Bifrose.AADY tenton të lexojë çelësat dhe numrat seria të softuerëve të ndryshëm të instaluar në kompjuterin e infektuar, gjersa gjithashtu në anën tjetër regjistroni të dhënat e kyçjes dhe fjalëkalimet në ICQ, Messenger, llogaritë POP3 Mail dhe në kapacitete ruajtëse të mbrojtura”.

Megjithatë, Marc Chacksfield nga Techradar bënë të diture se virusi duket të jetë dizajnuar në mënyrë të veçantë për të pasur si synim iPad, pasi që deri më tani përdoruesit e Mac nuk janë prekur nga linku.

Lajmet e fundit>