Analiza

iPad ka 93% të tregut të tabletëve

Feb 25 2011
0 Shpërndarje
iPad ka 93% të tregut të tabletëve

Gati se çdo ditë po dërgojmë për një tablet të ri nga një prodhues i ri, por sipas një raporti të publikuar së fundi, në çerekun e tretë të vitit 2010 ka pasur rreth 4.5 milion tablet të dërguar në treg dhe prej këtyre tabletëve, 93% ishin të prodhuesit Apple.

ABI Research është kompania që ka bërë hulumtimin për të kuptuar këto detaje në këtë drejtim dhe sipas kësaj kompanie rreth 4.2 milion tablet të shitur në çerekun e tretë të vitit 2010 ishin Apple iPad. Gjersa po presim më shumë e më shumë tablet të tjerë për tu paraqitur në treg duket se i vetmi konkurrent më i fortë deri më sot i Apple iPad është Motrola Xoom, që në mes tjerash është i fuqizuar edhe nga sistemi operativ Android Honeycomb prej të cilit pritet shumë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>