Harduer

iPad kryeson listën e tabletëve përsa i përket preferencave të konsumatorëve

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
iPad kryeson listën e tabletëve përsa i përket preferencave të konsumatorëve

iPadZotëruesit e tabletëve iPad rezultojnë më të kënaqur se zotëruesit e tabletëve të tjerë. Ky ishte rezultati i një ankete ku u pyetën 1857 përdorues tabletesh.

Studimi mbi kënaqësinë që ofrojnë tabletët e ndryshëm tregoi se iPad ishte vlerësuar më tepër se gjithë të tjerët me 836 pikë gjithsej kundrejt totalit prej 1000 pikësh duke qëndruar kështu në avantazh ndaj Kindle të Amazon-it që u vlerësua me 829 pikë.

Studimi është përqendruar tek përdoruesit që dispononin një iPad prej 1 viti ose më pak. Kënaqësia e konsumatorit është matur bazuar në 5 faktorët e mëposhtëm sipas rëndësisë së tyre: performanca (26%); lehtësia në përdorim (22%); stilimi dhe dizajni (19%); opsionet (17%); kostoja (16%).

Tableti iPad grumbulloi më tepër pikë në këto faktorë: performancë, lehtësia në përdorim, stilimi dhe dizajni si dhe karakteristikat. Kindle Fire vlerësohej më tepër për koston e ulët.

Lista me prodhuesit e tjerë të tabletëve përfshinte Samsung me 822 pikë, Asus me 818 pikë si dhe Acer me 784 pikë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>