Lajmet

iPad me aplikacion për Xbox 360

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
iPad me aplikacion për Xbox 360

Microsoft ka azhurnuar aplikacionin e vet My Xbox Live me një tipar të ri që u mundëson konsumatorëve të përdorin iPad-in e tyre si telekomandë për Xbox 360.

Versioni 1.6 gjithashtu përfshinë një seksion të ri Discover që lehtëson gjetjen e përmbajtjes dhe tipareve të reja për të luajtur në konzolë.

Për të filluar, së pari duhet të aktivizoni tiparin Xbox Companion në konzolën tuaj. Shkoni në Settings -> System -> Console Settings -> Xbox Companion për ta bërë këtë. Më pas, ju duhet të merrni aplikacionin nga App Store dhe pasi ta keni instaluar, thjeshtë lidhuni me të njëjtën llogari Windows Live që e keni përdorur në Xbox-in tuaj dhe jeni gati.

Përdoruesit nuk janë të detyruar të lidhen në të njëjtin rrjet Wi-Fi edhe pse mund të hasni në vonesa të dukshme nëse lidheni në ndonjë rrjet tjetër.

Aplikacioni është lansuar fillimisht për iPhone muajin e kaluar, por atij i mungonin këto tipare të fundit të iPad. Raportet tjera thonë se My Xbox Live ishte dizajnuar fillimisht për Windows Phone dhe madje ata nxorrën në pah faktin se ndërfaqja kryesore është e ngjashme me atë të Microsoft Surface.

Aplikacioni është në dispozicion falas në dyqanet Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

ipadxbox
Lajmet e fundit>