Analiza

iPad me përdorim të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
iPad me përdorim të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara

Sipas të dhënave të publikuara nga hulumtuesi i tregut comScore, brenda dy vite që kur u lëshua iPad i Apple, tregu i tabletit në Shtetet e Bashkuara ka arritur “masën kritike” me thuajse një në çdo katër posedues të smartfonëve, të cilët përdorin një tablet të tillë.

Sipas comScore, përdorimi i tabletëve është rritur më shumë se dyfish gjatë vitit të kaluar, duke shkuar nga 9.7 për qind në 23.6 për qind. Vetëm 10.4 për qind e poseduesve të smartfonëve përdorin tablet, “duke sugjeruar që përdorimi i smartfonëve është tregues i mirëfilltë i përshtatjes së tabletit me tregun e tanishëm,” – tha comScore.

“Tabletët janë një nga teknologjitë më të adaptuara historikisht nga konsumatorët dhe janë gati që fundamentalisht të prishin rrugën me të cilën lidhen njerëzit përmes botës dixhitale, gjatë lëvizjes ose në shtëpi,” – tha në një deklaratë, Mark Donovan, Zv. Kryetar i lartë i celularëve. “Nuk është befasi të shihet që sapo konsumatorët të vendosin duart në tabletin e tyre të parë, ata janë duke i përdorur për ndonjë të re mediatike, duke përfshirë shikimin e TV-së.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>