Harduer

iPad Mini lansohet në tetor?

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
iPad Mini lansohet në tetor?

Një raport i Bloomberg tregon se Apple do të lansoj tabletin iPad Mini gjatë muajit tetor ose më së largu para fundvitit.

Modeli I ri do të ketë një madhësi ekrani me diagonale prej 7 deri në 8 inç, më i vogël se versioni aktual prej 9.7 inçësh, thanë punonjësit e Apple të cilët kërkuan që të mos publikohet identiteti i tyre. Pajisja, që pritet të lansohet nga Apple në tetor, nuk do të ketë veçorinë e ekranit HD që tashmë ekziston në iPadin e ri të lansuar në muajin mars.

Më tutje raporti shton se iPad Mini do të ketë “numrin e njëjtë të pikselëve si në iPadin e ri, si dhe ekranin Retina”, që i japin pajisjes një rezolucion prej 1024×768 pikselësh. Me përdorimin e rezolucionit të njëjtë sikurse në iPadin aktual, do të minimizohet fragmentimi për zhvilluesit të cilat tashmë duhet të adoptojnë aplikacionet e tyre për madhësitë e iPad, iPhone dhe iPod, mirëpo densiteti më i lartë i pikselëve nënkupton që përmbajtja e iPad Mini do të jetë më e vogël sesa në iPadin me madhësi të plotë.

Thashethemet rreth lansimit të iPad Mini kanë qarkulluar për një kohë të gjatë. Dhe tani Bloomberg është e dyta që raporton për këtë lajm.

The Wall Street Journal në muajin shkurt kishte raportuar se Apple ishte duke testuar një pajisje të tillë, por gjithashtu bëri me dije se Apple në mënyrë të vazhdueshme teston produktet që kurrë nuk lansohen në publik. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>