Lajmet

iPad Mini, tableti cilësor që të zhgënjen me ekranin pa Retina Display

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
iPad Mini, tableti cilësor që të zhgënjen me ekranin pa Retina Display

iPad Mini u ka bërë aq përshtypje konsumatorëve, sa që të gjitha njësitë e parashikuara për para-porositje u mbaruan brenda 3 ditëve.

Por çfarë mendojnë kritikët për të?

Në përgjithësi, ata e vlerësojnë pozitivisht tabletin 7.9 inç. Ai është më i vogël, më i menaxhueshëm me një dorë, por ajo që zhgënjen është mungesa e Retina Display. Një tjetër disavantazh është çmimi, i cili është më i lartë se konkurrentet e tjerë (fillon nga 329 $).

Më poshtë ju citojmë disa tituj nga revistat dhe gazetat më prestigjioze ndërkombëtare:

CNET: “Nëse kërkoni tablet nga Apple në versionin e vogël, atëherë iPad Mini ia vlen. Në të kundërt, ka alternativa më të mira me çmime më të lira.”

All Things Digital: “Apple ia doli të ndërtonte një tablet dukshëm më të hollë dhe më të lehtë se konkurrentët e saj me tabletë 7 inç.”

USA Today: “Pavarësisht disa gjërave të vogla, Mini është zgjidhja e shkëlqyer për njerëzit të cilët dëshironin një iPad, por nuk e blenë atë për shkak të madhësisë së ekranit apo çmimit të lartë.”

The New York Times: “Vendosja e një çmimi të lartë nga Apple, lejon ekzistencën e konkurrentëve të tjerë si (Google Nexus, Kindle Fire HD, Nook HD), të cilët kanë edhe rezolucion më të lartë. Megjithatë, iPad Mini ka tjetër klas, është më tërheqës dhe më i hollë.”

TechCrunch: “Për dikë që është mësuar të përdorë “retina display” në telefon, tablet apo kompjuter, mungesa e saj në iPad Mini është e dukshme.”

The Loop: “Gjëja më e papritur e iPad Mini-t ishte mungesa e Retina Display. Kjo i jep mundësi Apple ta përditësojë vitin tjetër. Është e vetmja gjë që mund t’i shtohet Mini-t.”

The Guardian: “E vetmja mënyrë se si mund ta përmirësojë këtë produkt Apple do të ishte pajisja me Retina Display dhe ndoshta, bërja e saj akoma edhe më e lehtë.” (PCWorld Albanian)

Tags >

iPad Mini
Lajmet e fundit>