Harduer

iPad Mini tashmë mund të blihet për 199 $

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
iPad Mini tashmë mund të blihet për 199 $

gsmarena_001iPad Mini me Retina Display, që daton që nga viti 2012 shitet edhe sot, duke filluar nga çmimi 199 dollarë për modelin 16 GB. Çmimi origjinal i kësaj pajisje është 299 dollarë, por këtë javë në rrjetet e dyqaneve Target iPad Mini mund të gjendet për vetëm 199 dollarë. Për momentin pajisja nuk mund të porositet online, por e vetmja mënyrë për marrjen e saj është blerja në dyqanet përkatëse. Çmimi i ulët përfshin vetëm modelet Wi-Fi.

Këto javë Apple ka bërë shumë oferta për produktet e saj duke nisur nga ulja e çmimit të iPad Air me 100 dollarë në fillim të këtij muaji e më pas duke vazhduar me uljen prej 50 dollarësh të tabletëve me përmasa normale. Krahas tyre Apple në dyqanet e saj ka vendosur që të bëjë ulje me 10% për të gjitha produktet Beats. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>