Harduer

iPad-i i ri për shkollat kushton vetëm 299 dollarë pa lapsin Apple Pencil

Mar 28 2018
0 Shpërndarje
Kjo nuk është hera e parë që Apple ul çmimin e modelit 9.7-inç. Vitin e kaluar u shit për 329 dollarë ndërsa tani do të shitet 299 dollarë për shkollat dhe 329 dollarë për konsumatorët. iPad-i i ri për shkollat kushton vetëm 299 dollarë pa lapsin Apple Pencil

Ditën e Hëne Apple prezantoi një iPad të ri në aktivitetin me temë kryesore edukimin që u mbajt në Chigaco.

Spekulimet rreth një iPad-i të ri me kosto më të ulët filluan pak ditë përpara debutimit ndërsa dje u zyrtarizua nga Apple modeli 9.7-inç me lapsin Apple Pencil.

Tableti i ri është në shitje nga dita e sotme në tre ngjyra: argjendtë, gri dhe artë. Ai përmban Touch ID, kamër HD FaceTime, 10 orë jetëgjatësi baterie, 8 megapiksel kamër të pasme, një opsion LTE dhe procesorin Apple A10 Fusion.

Kjo nuk është hera e parë që Apple ul çmimin e modelit 9.7-inç. Vitin e kaluar u shit për 329 dollarë ndërsa tani do të shitet 299 dollarë për shkollat dhe 329 dollarë për konsumatorët.

Lapsi opsional Apple Pencil kushton 89 dollarë për shkollat dhe 99 dollarë për konsumatorët.

Ende, një iPad me laptopin Apple Pencil dhe tastierë pritet të kushtojë 450 dollarë, shumë më tepër sesa Chromebook-ët.

Janë pikërisht Chromebook-ët rivalët kryesorë të iPad-it të ri të cilët kanë pushtuar shkollat. /PCWorld Albanian

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>