Harduer

iPad sfidohet nga dy konkurrent të rinj

Jun 1 2010
0 Shpërndarje
iPad sfidohet nga dy konkurrent të rinj

12 inçëshi Eee Pad Ep121 fuqizohet nga një procesor Intel Core 2 Duo dhe nga sistemi operativ Microsoft Windows 7. Ashtu sikurse iPad, ai veçohet me një tastierë virtuale, por gjithashtu mund të lidhet me një tastierë fizike. Sipas Asus ai në rend të parë mund të shfrytëzohet për shfletim të uebit, multimedia dhe leximin e e-librave.

10 inçëshi më i vogël Eee Pad EP101 TC bazohet në Windows Embedded Compact 7 OS, që është pasardhësi i Windows CE, por specifikat e tij të sakta nuk janë bërë të ditura nga ASUS.

Në fund, është Eee Tablet. Emërtimi i këtyre tre produkteve sigurisht që do të shkaktojë telashe në mesin e përdoruesve, pasi që pajisja e emërtuar “Tablet” është në fakt një e-lexues.

Përveç e-leximit, ai është dizajnuar edhe për marrjen e shënimeve, të cilat mund t’i bëni vetëm me stylu-sin e përfshirë në pako. Ai veçohet me një ekran TFT-LCD të ndjeshëm në prekje me rezolucion 1024×768 dhe me rezolucion hyrës prej 2450 dpi, që do të duhej ta bëjë një prej pajisjeve më të sakta në treg për marrjen e shënimeve.

Ai gjithashtu ka port për kartela të memories MicroSD, kamerë 2 megapikselëshe dhe një bateri që do të duhej të qëndrojë për 10 orë në rast të përdorimit të vazhdueshëm.

Në të njëjtën kohë, MSI ka lansuar WinPad 110, një tablet 10 inçësh që punon në Windows 7 dhe fuqizohet nga procesori 1.66 Ghz Intel Atom Z530. Ai ka 2GB RAM, 32GB SSD dhe versioni i finalizuar pritet të ketë dy porte USB, një HDMI dhe një ueb kamerë.

Ekrani ka një rezolucion prej 1024 x 600 piksela dhe gjithashtu ka edhe ndërfaqen e MSI, Wind Touch UI në kuadër të Windows 7.

Lajmet e fundit>