Harduer

iPad shitet më pak, por zgjerohet në treg

May 3 2012
0 Shpërndarje
iPad shitet më pak, por zgjerohet në treg

Apple shiti 11.8 milionë iPad gjatë çerekut të parë, që paraqiste një rënie nga 15.4 milionë sa kishte shitur gjatë çerekut të katërt të vitit 2011. Sipas të dhënave të paraqitura gjatë të enjtes nga IDC, një “rënie e lehtë” në sasinë e tabletëve që e kanë sistemin operativ Android ia mundësoi ndërmarrjes Apple që ta rris praninë e vet nga 54.7 në 68 për qind.

Kindle Fire nuk e pati të njëjtin ritëm të shitjeve siç e pati gjatë fundvitit, kur Amazon shiti 4.8 milionë njësi për të zënë vendin e dytë pas Apple dhe duke pasur 16.8 për qind të tregut. Kësaj here, IDC tha që Amazon kishte vetëm 4 për qind të tregut të tabletëve, duke rënë prapa Samsung në vendin e tretë. Top pesëshen e mbyll ndërtuesit e tabletëve Lenovo dhe Barnes & Noble. Megjithëse shitjet e tabletëve që përdorin sistemin operativ Android patën një rënie gjatë çerekut të parë, IDC tha që prodhuesit si Samsung dhe Lenovo “janë duke filluar që të marrin forca tërheqëse në treg” me produktet e tyre që e kanë Androidin si sistem operativ./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>