Biznes

iPad zotëron 68% të tregut të tabletëve

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
iPad zotëron 68% të tregut të tabletëve
iPad me sa duket po ecën mirë, duke zotëruar 68% të tregut të tabletave në çerekun e dytë të 2012, kjo sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga Strategy Analytics.
 
Këto lajme vijnë një ditë pasi Apple raportoi fitimet e saj në çerekun e dytë të vitit, në të cilën përfshiheshin edhe shitjet e 17 milionë njësive iPad në të gjithë botën. Kjo e ndihmoi Apple të rriste dominimin e saj në treg nga 58% në janar, në 68% sot.
 
Tabletët Android zotërojnë 29% të tregut, por kjo shifër nuk ka ndryshuar që para një viti. Gjithsesi në shtator, Apple zotëronte 80% të tregut, kështuqë pajisjet si Kindle Fire i Amazon dhe Barnes & Noble Nook Tablet kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm. “Fakti ngelet që Android ka ende shumë punë për të bërë me qëllim që t’i bëjë sadopak dëm dominimit të tregut nga Apple,” tha Neil Mawston, drejtori ekzekutiv i Strategy Analytics.
 
Strategy Analytics nuk e tha se cilët tabletë të Android e zinin atë 29%, por thjeshtë përmendi shkurtimisht Amazon, Samsung, Acer dhe Asus. Një tjetër faktor i cili do të ndihmoj në rritjen e Android në të ardhmen është edhe Google Nexus 7, i cili së fundmi u pa të kishte shitje shumë të mëdha.
Microsoft siguroi vetëm 1.2% të tregut të tabletëve në çerekun e dytë të vitit, nga 4% që kishte vitin e kaluar. “Lansimi i ardhshëm i Microsoft, Windows 8 nuk do të vijë shumë shpejt për Microsoft, kështuqë partnerët e vet si Dell do të mund të fillojnë të konkurrojnë në mënyrë më efektive në tregun e tabletëve. Microsoft ka gjithashtu tabletin e vet me Windows 8, Surface.
 
Në konferencën e deklarimit të të ardhurave vjetore, drejtoi i Apple, Tim Cook nuk ishte shumë i shqetësuar për konkurrencën. Konsumatorët “nuk po kërkojnë shumë për një tablet, ata thjeshtë po kërkojnë një iPad”, tha ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>