Harduer

iPad 2 do të paraqitet në prill

Jan 13 2011
0 Shpërndarje
iPad 2 do të paraqitet në prill

MacNotes citon “burime të besueshme” duke thënë se iPad 2 do të paraqitet për blerësit amerikan gjatë të dielës së parë apo të dytë të muajit prill, dhe do të mbetet sipas të gjitha gjasave një ekskluzivitet për SHBA për tre muaj. Pajisja pritet të arrijë me një ekran të rezolucionit të lartë “retina”, kamera të përparme dhe të prapme, dhe sipas të gjitha gjasave edhe me një USB port. Këto parashikime përshtaten me thashethemet e mëhershme të cilat keni mundur t’i lexoni edhe më herët në PCWorld Albanian rreth gjeneratës së dytë të iPad, megjithëse një raport tjetër ka thënë se pajisja mund të veçohet edhe me një dizajn më ët rrafshët dhe altoparlantë më të mirë.

Në lajme tjera rreth iOS, disa burime të besueshme për DigiTImes kanë pretenduar se CDMA iPhone që u paraqit nga Verizon gjatë kësaj jave mund të depërtojë edhe në Kinë, Japoni  dhe Kore të Jugut. Për shkak të kësaj, dërgesat e iPhone në vitin 2011 pritet të shënojnë rekorde të reja.

Të dy parashikimet kanë kuptim: Apple tenton të bëjë debutime të hershme kur bëhet fjalë për gjëra si iPhone dhe iPod, kështu që një paraqitje për gjeneratën e ardhshme të iPad në muajin prill të këtij viti, tingëllon si një datë e besueshme. Sa i përket CDMA iPhone, Azia është një tjetër treg përveç atij të SHBA-së ku mund të kenë kuptim gjëra të këtilla, kështu që pse mund të mos jetë edhe kjo e mundur? /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>