Harduer

iPad 2 mund të arrijë me disa risi

Dec 23 2010
0 Shpërndarje
iPad 2 mund të arrijë me disa risi

Një burim anonim nga Kina ka thënë që gjenerata e ardhshme e iPad-ëve do të ketë këllëf më të vogël, më të hollë, më të rrafshët dhe altoparlantë të përmirësuar.
Sipas blogut japonez Kanteidan, një burim anonim kinez zbuloi që këllëfi i ri do të ketë 3 mm më pak në gjatësi dhe gjerësi.

Sidoqoftë, paraqitja LCD 9.7” do të jetë i njëjtë. Këllëfi është thënë që do të jetë i rrafshët edhe në pjesën e pasme, “si iPod touch” edhe pse iPod touch nuk është krejt i rrafshët. Sidoqoftë, një pjesë e pasme e rrafshuar do ta bënte iPadin më të lehtë për vendosje në një tavolinë ose sipërfaqe të tjera të rrafshëta.

Sipas disa thënieve, iPad do të përfshijë edhe hyrjen për USB ose mundësisht një vend të caktuar për kartën SD. Sidoqoftë, burimi i Kanteidan-it thotë që hapja e pasme e këllëfit lindi dyshime që të jetë një hyrje për USB, por kjo hyrje paraqet një vend të ri për altoparlantët e përmirësuar dhe dinamikë më të gjerë.

Raporti gjithashtu përmend që iPadi i përditësuar do të jetë i pajisur me një kamerë FaceTime për përballjet e përparshme, aq të mirë sa kamera për përballjet e pasme që është me “cilësi të njëjtë si iPhone 4” dhe të aftë për të incizuar video. S’është e sigurtë, por Apple mund të ketë befasi të shumta me harduerët për fotografi të ngjajshëm me iPhone 4./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>