Harduer

iPad 2 në treg gjatë shkurtit të vitit 2011

Dec 7 2010
0 Shpërndarje
iPad 2 në treg gjatë shkurtit të vitit 2011

Kështu ka raportuar DigiTimes, e cila duke u bazuar në burime të paemëruara nga prodhuesit e komponentëve me bazë në Tajvan, ka thënë se Apple ka planifikuar të fillojë me prodhimin në mas të iPad 2 në fillim të janarit, por këto plane janë shtyrë për shkak se firmuare i pajisjes apo një bashkësi e instruksioneve softuerike që janë të programuara në harduerin e pajisjes, ishin ende duke u testuar.
I riu iPad 2 do të furnizohet nga fabrikat në Shenzhen që janë pronë të Foxconn, ndërsa pritet që në treg fillimisht të dërgohen rreth 400,000 deri në 600,000 njësi.

Apple ka shitur mbi 4.20 milion iPad në çerekun e katërt f fiskal, që është më pak sesa që është pritur nga tregu, por analistët presin rritje të shitjeve gjatë festave të fundvitit, kur edhe pritet që Apple të zgjidh problemet me mungesa të stokut. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>