Analiza

iPad apo Laptop të lirë?

Dec 14 2010
0 Shpërndarje
iPad apo Laptop të lirë?

Sistemet tablet janë shumë tërheqëse në tregun e tanishëm dhe po zgjerohen shumë. iPad e kryeson garën i ndjekur nga Samsung Galaxy Tab. Por CEO i Intel, Paul Otellini shprehet se shitjet e njësive tablet nuk do të “përpijnë” shitjet e laptopëve.

Në Best Buy tani është në shitje një Laptop Toshiba Satellite me ekran 15 inç për 399 dollarë. Ai ka një procesor dual-core Pentium, 3GB memorie, një hard disk prej 320G, një drive optik dhe një webcam. Kjo është  $100 më pak nga sa kushton iPad më i lirë në treg. Në qoftë se ky laptop është përsëri i shtrenjtë për ju, keni mundësinë të bleni një model tjetër të ofruar nga Toshiba. Ai është një laptop me ekran po 15 inç, por vetëm se ka një procesor single-core Intel Celeron, por kushton vetëm 299 dollarë.

Pyetja është, a do t’ia ndryshonte mendjen kjo ofertë një blerësi të ardhshëm të iPad? Besoj se jo, sepse krahasimi nuk është i njejtë. Kjo zgjedhje prek fusha të ndryshme. Laptopi shërben për punët e përditshme. Ai është i madh, i fuqishëm dhe përkrahë mjaft programe të ndryshme të cilat tabletët nuk i kanë. Ndërsa iPad (po e marrim si përfaqsues të tabletëve) është një produkt i vogël, elegant dhe i krijuar jo për punë por për kohën e lirë.

Zgjedhja nuk është kaq e thjeshtë, pasi dhe konsumatori kur niset për të blerë një produkt të ri, nuk niset me idenë që do të blej një laptop dhe një tablet duke qene se të dyja kanë një çmim të konsiderueshëm. Në Shqipëri kjo zgjedhje vështirësohet akoma edhe më shumë sepse ndyshimi i çmimit mes një laptopi dhe iPad është akoma më i madh. iPad kushton nga 80,000 lekë e siper ndërsa Galaxy Tab fillon nga 95,000.

Edhe pse të dizajnuara për qëllime të ndryshme ato prap se prap ndikojnë në shitjet e njeri tjetrit. CEO i Best Buy raporton se me daljen e iPad në treg, shitja e laptopëve është ulur, ndërsa në vitin 2011 tabletë të rinj do dalin në skenë dhe prodhues si Motorola, Lenovo apo Toshiba do paraqesin ofertat e tyre përsa i përket kësaj risie teknologjike.

Le të filloj Lufta! /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>