Analiza

iPad, i mirë apo i mangët?

Aug 22 2010
0 Shpërndarje
iPad, i mirë apo i mangët?

Ju nuk duhet të shikoni larg për të gjetur kritika për pajisjen e Apple iPad si një pajisje për konsumim, jo kreacion.

Gjuajtja më e re vjen nga Chang Ma, zëvendës kryetar i marketingut për njësinë e pajisjeve mobile të LG, që ka quajtur tabletin e radhës së LG-së si një vegël produktiviteti. Duke cituar Ma, Wall Street Journal thotë se ai pëlqen iPad, por nuk mund të bëjë shumë të dhe në këtë pikë do të futet LG dhe do të bëjë dallimin.

Gjersa Ma ka të drejtë se iPad ka mangësi krijimtarie në disa fusha – por jo në tjera – kufizimet e iPad zakonisht trashëgohen në formën e saj.

Anthony Ha nga VentureBeat, thekson se është vështirë të vendoset iPad në një marrëdhënie të mirë me trupin për të shkruar. “Në zyrën time kam ndjenën se është i vendosur pak si tepër lartë. Në shtrat, pajisja rri çuditshëm në prehrin tim dhe më duhet të afrohem mbi të në një mënyrë jo komfore”.

Tabletët nuk janë vegla komfore për të punuar me to. Madje edhe laptopit sipas tij është larg komforit që ofron tastiera e vetmuar dhe monitori i madh në zyre apo shtëpi.

Mike melanson pranë ReadWriteWeb, thotë se netbook-u ishte i pajisur me disa prej gjërave më të pëlqyera të tij, si tastierë, mi, ueb kamerë dhe multitasking. Por sipas tij iPad në këtë ekuacion është ende larg.

Bruce Nussebaum nga Businessweeek, duke cituar studentët e tij në Parson thotë se pse duhet të bartësh me vete edhe një iPhone edhe një iPad? “A duhet të flasim në iPhone çfarë po shohim në iPad”. /pcworld.al

Lajmet e fundit>