Harduer

Iphon-ët e ardhshëm do të kenë projektorë të integruar

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Iphon-ët e ardhshëm do të kenë projektorë të integruar

apple-projectorPritet që iPhone-ët ose iPad-ët e ardhshëm të ofrohen për përdoruesit me projektor të integruar.

Patenta më e fundit e siguruar nga Apple ka si synim përdorimin e një teknologjie të re që do të mundësojë integrimin e projektorëve të vegjël në pajisjet me sistem operativ iOS duke ofruar për ta mundësinë e kontrollit të prezantimeve me anë të gjesteve.

Në thelb të kësaj teknologjie qëndron një kamera e integruar në pajisje e cila njeh dhe identifikon hijet ose siluetat e krijuara nëpërmjet gjesteve në zonat e projektuara.

Kjo teknologji projektimi mund të funksionojë për ekrane projektimi dhe pajisje të shumta që do të thotë se përdoruesi nëpërmjet komandave me prekje mund të shpërndajë ose të kalojë imazhe nga njëri ekran projektimi në tjetrin.

Aktualisht ekzistojnë pajisje të veçanta që mund të kthejnë iPhone-ët në projektorë të vegjël, megjithatë kjo ide e re e Apple mund të drejtojë teknologjinë e shpërndarjes së imazheve me anë të prekjes disa hapa para. (PCWorld albanian)

Lajmet e fundit>