Vëzhgim

iPhone 3G:Çfarë duhet të dini

Aug 29 2008
0 Shpërndarje
iPhone 3G:Çfarë duhet të dini

Ende ka disa gjëra që nuk i dimë lidhur me iPhone 3G dhe me sa duket nuk do ti dimë derisa të përballemi me pamjen e re të këtij telefoni. Ja çfarë kemi zbuluar nga biseda në AT&T. Nëse jeni familjarizuar me iPhone, termi 3G mund t’iu bëjë të besoni se Apple është duke nxjerrë gjeneratën e tretë të iPhone. 3G në këtë rast, nuk ka të bëjë me iPhone, por është gjenerata e tretë e teknologjisë celulare. Është një rrjet i gjerë i teknologjisë pa tela, që mundëson transmetim e të dhënave, më të shpejt se sa rrjeti EDGE, që përdor AT&T, me iPhone aktualisht.

Sa më i shpejtë se iPhone i tanishëm do të jetë i riu?

AT&T thonë se iPhone 3G do të ketë shpejtësi të shkarkimit me rreth 1.4Mbps, përkundër shpejtësisë mesatare ndërmjet 75Kbps dhe 134Kbps, në rrjetin EDGE. Sipas fjalëve të Steve Jobs, i duhen 21 sekonda për të ngarkuar një grafikë me cilësi të lartë, nga një Faqe, duke përdor sistemin 3G, përballë 59 sekondave të sistemit EDGE. Kontribuuesi Glenn Fleishman, në MacWorld, thekson se në udhërrëfyesin e tij 3G, duke krahasuar 2G dhe 3G, se koha e ngarkesës në shfletues dhe bashkangjitjeve në e-mail, nuk është praktikë për t’u mburrur. Por gjëja më e rëndësishme që duhet të dini lidhur me 3G, është shpejtësia e bartjes të të dhënave, që ka mundësi të jetë shumë më e shpejtë se e iPhone të përdorur më herët. Më e rëndësishme është se shpejtësia gjithmonë shkon duke u rritur.

A është 3G i përdorshëm në çdo vend? Çfarë ndodh nëse nuk ka mbulueshmëri 3G nga operatori në vendin ku jeton?

Harta e mbulueshmerisë së AT&T tregon se ku të përdoret dhe mund të gjeni vendet me shpejtësi të madhe. Rrjeti 3G i AT&T mbulon shumicën e qyteteve të mëdha amerikane. Kompania thekson se shërbimi 3G është në dispozicion në 280 qytete të Amerikës dhe se kompania plani kon të ofrojë shërbime 3G në një kohë shumë të shkurtër edhe në 350 qytete tjera, deri në fund të 2008. Nëse qëndroni në një zonë pa mbulueshmëri të shërbimit 3G, iPhone do të përdorë të dhënat nga rrjeti i ngadalshëm.

A ka ndonjë ndryshim fizik mes iPhone 3G dhe modelit aktual?

Sikurse e PËRSHKRUAM më herët, pjesa e prapme e iPhone 3G është plastike dhe butonat e volumit në anë janë të argjendtë. Porti i ku eve është i rrafshët me pjesën tjetër të aparatit dhe jo me ndërprerje, si në modelin aktual. Kjo nënkupton se nëse pëlqeni një palë ku e të tjera, nuk do t’iu nevojitet të përdorni një adoptues. Një tjetër vërejtje për dizajnin e iPhone 3G: Skajet e pajisjes janë më të holla dhe më të kthyera se në versionin e parë. Kjondihmon fshehjen e faktit se ky model është pak më i hollë se origjinali. Sigurisht, telefoni i ri peshon pak më pak se modeli i tanishëm, por kjo është një dallim që nuk vërehet. Nëse mund ta vëreni këtë, mund të bëheni ekspert për peshë dhe matje.

A do të ndryshojë aktivizimi i iPhone me iTunes?

Një zëdhënës i AT&T thotë se procesi i aktivizimit të iPhone 3G do të jetë ndryshe nga aktivizimi i telefonit origjinal. Përdoruesit duhet ta aktivizojnë telefonin në shitoret e Apple apo AT&T, proces i cili mund të zgjatë afërsisht 15 minuta. Aktivizimi përmes iTunes nuk do të funksionojë me iPhone 3G. Për shkak të kësaj, nuk do të mund të blini një iPhone përmes faqeve të AT&T ose Apple.

Po nëse jetoj në një zonë ku nuk ka mbështetje për sistemin 3G?

Na vjen keq për të thënë, por abonentët do paguajnë tarifën shtesë për shkak të shërbimeve 3G në SHBA. Megjithatë në vendet ku nuk ka mbulim 3G, aparati i ri mund të përdoret si gjithë të tjerët.

Çfarë mund të thuhet rreth tregjeve tjera?

Nëse jetoni jashtë SHBA-së, ku AT&T mbetet ofruesi i vetëm i shërbimeve për iPhone, duhet të shikoni nëse operatori juaj ofron këto shërbime. Për dallim nga viti i kaluar, kur iPhonedebutoi së pari në SHBA dhe pastaj u shpërnda gradualisht në shtetet tjera, Apple po planifikon një prezantim global për iPhone 3G. Më 11 Korrik, iPhone 3G del në shitje në 22 shtete, në katër kontinente. Gjatë vitit shitja do të shtrihet në 70 shtete. Është e sigurt të thuhet se iPhone ka plane të ndryshme lidhur me shërbimet që do të ofrojë. Në Australi shërbimet do të jenë shumë më ndryshe se shërbimet që ofrohen aktualisht në Finlandë, Japoni apo në Meksikë.

Tani që iPhone është më i lirë, pse duhet të paguaj më shumë për një iPod touch?

Është e vërtetë se modelet iPod touch ofrojnë kapacitet të njëjtë të hapësirës si iPhone 3G dhe kushtojnë 100 dollarë më shumë. Por ka shumë arsye tjera pse dikush mund të zgjedhë një touch në vend të iPhone.

A mund ta përshtas iPhone tim të vjetër, të përdorë 3G?

Jo. Përdorimi i rrjetit 3G kërkon pjesë të brendshme, të cilat iPhone i tanishëm nuk i ka. Nëse dëshironi 3G, ju duhet të blini telefon të ri. Kjo vlen edhe për GPS.

A përmban të njëjtën kamera? A e ka të njëjtën madhësi sikurse origjinali? Dhe a mund të regjistroj Video?

Për dikë që ka regjistruar fotografi me kualitet të dobët me iPhone, lajmi i keq është se nuk mund të presë ndryshime më të mëdha nga ai aktual. iPhone 3G kacomtë njëjtën kamera me 2.0 megapixel, sikurse iPhone i tanishëm, i cili është nuk është keq në ambientet me ndriçim të mirë. Përderisa nuk është ndërtuar me një blic, kamera nuk funksionon mirë pa ndriçimin e duhur. Sa i përket videos, Apple nuk ka përmendur shtesa të tjera. Kjo nuk nënkupton se nuk do të befasohemi me 11 Korrik, paralajmërimet për zhvillimin e veçorive tjera në produktet Apple gjithmonë zhvillohen gradualisht me kalimin kohës. Mirëpo mbetemi ende skeptikë se a do të shfrytëzohet kjo mundësi. Pranuesi iPhone GPS, do të jetë një bonus, megjithatë. Celulari i juaj di saktësisht vendin se ku ndodheni dhe do të jetë e mundur që përmes fotografive geotag të futni vendndodhjen përmes imazheve metadata.

Steve Jobs deklaron se iPhone 3G ka karakteristika të audios më të mira. Çka nënkupton kjo?

Ende nuk e dimë nëse Apple do të ketë ndonjë informacion të gatshëm lidhur me audion, e që mund të përcaktojë ndonjë përmirësim. Por për momentin Apple thekson se do të ketë më shumë ndryshime. Kur të kemi telefonin në duar, do t’ua përcjellim informacionin edhe juve

Derisa iPhone 3G ka sistemin GPS, a do të mund ta përdor për udhëzime gjatë udhëtimit, siç përdor GPS-in tim të dorës?

Është e vërtetë që iPhone ka të integruar qarkun GPS, i cili saktësisht mundëson lokalizimin e vendndodhjes tuaj, por ndryshe nga GPS-at e tjerë të dorës, iPhone nuk ka të ngarkuara të dhënat e hartave, pra nevojitet një lidhje e vazhdueshme për të përkrahur mbulueshmërinë e Google Maps. Gjithashtu, nuk ka udhëzime përmes zërit, që mund t’u ndihmojë në udhëtim. Pra do t’iu duhet një bashkudhëtues që lexon dhe ju thotë nëse jeni duke udhëtuar në drejtimin e dëshiruar. Me sa duket, kjo është një fushë të cilën Apple po e lë për zhvilluesit tjerë. Shitësit GPS, si TomTom, kanë paraqitur një version që është i përshtatshëm me programin e iPhone, pra dikush shkon edhe më tej duke i përmbushur disa nevoja të rëndësishme.

A është jetëgjatësia e baterisë më e mirë në iPhone 3G?

Ende është e paqartë nëse bateria e aparatit është ndryshe nga versioni aktual. Apple thekson se iPhone 3G duhet të rezistojë deri në 5 orë bisedë në versionin 3G, deri në 10 orë në versionin 2G dhe deri në 300 orë në standby. 5 orë përdorim në internet në versionin 3G dhe deri në 6 orë në Wi-Fi. Deri në 7 orë për video dhe deri në 24 orë për audio. Do të keni mundësi t’i ndërroni bateritë në mes versioneve 2G dhe 3G. iPhone origjinal është radhitur me mbi 8 orë mundësi bisede, mbi 250 orë në standby, mbi 6 orë përdorimi në internet dhe me të njëjtën kohëzgjatje të përdorimeve videove dhe audio, sikurse në iPhone 3G. Megjithatë, Daring Fireball dhe John Gruber theksojnë se kohëzgjatja e baterisë e iPhone origjinal, do të përmirësohet me azhornimin e programit 2.0.

A mund të instaloj aplikacione nga prodhues tjerë te iPhone 3G?

Jo. iPhone 2.0, i azhurnuar, i cili mundëson instalimin e programeve nga prodhues tjerë, do të jetë i gatshëm për përdoruesit e iPhone aktualë në fillim të Korrikut, në iPhone 3G azhornimi vjen i parainstaluar. Nëse keni një iPhone touch mund të kaloni në versionin e programit 2.0, por do t’u kushtojë $9.95.
Programi i azhornuar i iPhone mund të jetë edhe pa pagesë, por kjo nuk nënkupton se nuk duhet të paguani për programet individuale. Disa zhvillues ofrojnë aplikacione pa pagesë, disa me pagesë përafërsisht $9.99 për aplikacionet e bazuara në WDC .

Lajmet e fundit>