Harduer

iPhone 4 del në shitje

Jun 24 2010
0 Shpërndarje
iPhone 4 del në shitje

Shumë njerëz që kanë pritur disa ditë me radhë për tu pajisur me iPhone 4, më në fund janë gëzuar pasi që gjatë ditës së sotme janë hapur zyrtarisht dyert e dyqaneve të Apple për të sjellë tek konsumatorët produktin më të ri.

Kur filluan shitjet, në radhët e gjata në SHBA ku ishin qindra njerëz, u afruan edhe më shumë të tjerë që nuk kishin bërë para-porosi.

Evan Wiendczak ishte një prej të parëve në radhë dhe i cili priti për 48 orë në Nju Jork për të kapur celularin e tij të ri. Ai tha se është i lumtur rreth dizajnit të ri dhe video veçorive.

“Padyshim që së pari do të thërrasë mamanë time. Ajo ishte skeptike për idenë që unë të shkoj në Nju Jork për të blerë një celularë. Por mendoj se tani ajo është pajtuar” tha ai.

iPhone 4 ka një mori veçorish të reja, duke përfshirë video telefonata, multiasking dhe bateri më të gjatë sesa versionet paraprake, duke shtuar edhe specifika të cilat konkurrenca veçse i ka regjistruar si dizajn të markës së tyre.

Për këtë çerek, që pëfundon të dielën, analistët presin që Apple të shes rreth 8 deri në 9 milion iPhone, duke përfshirë edhe shitjet e modeleve më të vjetra. Analistët presin që Apple të shes rreth 10 milion apo më shumë modele të reja në një çerek. Disa madje presin që në ditën e parë të arrihet shitje prej më shumë se 1 milion iPhone 4.

PCWorld Albanian do të përkujdeset që të ofrojë një shpejgim të detajuar të modelit më të ri të Apple, dhe atë sigurisht do ta gjeni gjatë javës në pcworld.al

Lajmet e fundit>