Harduer

iPhone 4 me ngjyrë rozë nga Amosu Couture

Feb 5 2011
0 Shpërndarje
iPhone 4 me ngjyrë rozë nga Amosu Couture

Por duke dalë paksa jashtë kufijve të vendeve tona, sot në skenë u paraqit një produkt interesant nga prodhuesi Amosu Couture që në fakt ka të bëjë me një Apple iPhone 4, të përshtatur enkas për këtë festë të çifteve të dashuruara.

Ky iPhone 4 ka ngjyrë rozë dhe ka 500 diamante Swarovski të vendosura ndaras përgjatë kornizës së celularit, që padyshim se do t’i sjellin një buzëqeshje të dashurës. Kristalet megjithatë nuk janë e vetmja gjë që përfitohen. IPhone 4 në fjalë mund të porositet edhe me mbështjellës të përparmë dhe të prapmë ngjyrë rozë për të kompletuar përvojën në ditën e Shen Valentinit.

Çmimi për këtë pajisje sillet rreth 2,699 funte, ndërsa prodhuesi gjithashtu ka paraqitur në ofertë edhe Apple iPad të përpunuar me ngjyrë rozë për një çmim prej 1994 funte dhe një BlackBerry 9780 për 1,300 funte. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>