Harduer

iPhone 4, në duart tuaja për 630 euro

Jun 15 2010
0 Shpërndarje
iPhone 4, në duart tuaja për 630 euro

Sipas tyre një pajisje Apple iPhone 4 (SIM-free, që do të thotë se ju mund ta blini këtë iPhone dhe ta përdorni me cilindo operator që dëshironi) do të kushtojë 630 euro për versionin 16 GB dhe 740 euro për versionin 32 GB.

Në valën e parë të konsumatorëve që mund të bëjnë para-porosi janë përfshirë shtetet si SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, ndërsa më pas do të vijnë Japonia dhe Gjermania.

Para-porositë mund të bëheni prej këtij momenti në dyqanin online të Apple. Tani për tani detajet rreth çmimeve të shitjes për operatorë tjerë ende nuk janë bërë të ditura megjithëse dihet se për Vodafone në Britani të Madhe do të shitet për 189 funte për 16GB dhe 280 funte për 32GB, kurse në SHBA përmes AT&T do të kushtojë 199 dollarë për 16 GB dhe 299 dollarë për 32 GB.

Lajmet e fundit>