Harduer

iPhone 4 u emërua si celulari më i mirë i vitit

Feb 17 2011
0 Shpërndarje
iPhone 4 u emërua si celulari më i mirë i vitit

Celulari ishte lavdëruar nga gjyqtarët dhe, sipas anëtarëve të brendshëm në ndërmarrjen Apple, gjyqtarët thanë që ata po e përzgjedhin iPhone 4 sepse ai ka një “ekran të shkëlqyer, dizajn të mprehtë, material fantastik dhe ekosistem fenomenal për zhvilluesit e aplikacioneve. Në një garë të ngushtë, iPhone 4 ndërton në suksesin e paraardhësve për të vendosur periudhën për smartphone-ët.”

Në garë me iPhone 4 gjatë këtij viti ishin HTC Desire, LG Optimus 7, BlackBerry, Torch 9800 dhe Samsung Galaxy S. E drejtë e apo jo, sepse iPhone është një mostër e vitit të kaluar.

Edhe pse një celular HTC ishte kandiduar për pajisjen më të mirë për celularë, ai nuk fioti, HTC fitoi çmimin për Pajisjen e Prodhuar të Vitit. Gjyqtarët lavdëruan ndërmarrjen taivaneze, duke thënë që ajo ka “të ndërtuar praninë e vet në treg nga askund, me lloje të freskëta dhe reklamim dhe një këllëf të fuqishëm të pajisjeve përgjatë shumë plaftormave. Imtësisht, është provuar një prodhues i njohur dhe i qëndrueshëm i telefonave. Me komunikim të shkëlqyer dhe një shërbim të mirë për përdoruesit, ky është një çmim mëse i merituar.”

Kishte shumë çmime të ndara në këtë ngjarje. Klikoni këtu për të parë listën e plotë të fituesve.

Pasi e keni shikuar listën, mundohuni që të shkruani në komente mendimin tuaj, nëse kanë fituar aplikacionet dhe pajisjet më të mira apo jo./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>