Harduer

iPhone 4 zbukurohet më tej nga Gresso

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
iPhone 4 zbukurohet më tej nga Gresso

Në këtë rast duhet liruar hapësirë për edicionin e limituar Gresso. Ai ofrohet në një bashkësi të dizajneve të ndryshme për meshkuj dhe femra, dhe kushton në mes 3.000 dhe 3.500 dollarë amerikan.

Gresso ka përdorur një dru të errët afrikan të vjetër 200 vjet për krijimin e këtij dizajni, më pas kashtuar ari 18 karat në panelin e prapmë dhe si prekje finale k ashtuar edhe disa kristale Swarovski për gjininë e bukur.

Nëse dizajni i ri i iPhone 4 nuk është diçka që tërheq konsumatorët me xhepa të thellë dhe që nuk i bëjnë dert shpenzimin e të hollave, Gresso ofron gjithashtu edhe një edicion të përpunuar të iPhone 3GS. Ai ka të njëjtin dizajn për të dy versionet dhe kushton njëjtë sikurse iPhone 4 (keni parasysh se këtu pasanikët po paguajnë vetëm materialin luksoz, jo funksionalitetin).

iPhone 3GS i zbukuruar do të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm, kurse iPhone 4 me dizajnin e Gresso do të paraqitet në dhjetor.

Lajmet e fundit>