Harduer

iPhone 4G, prezantohet me 22 qershor?

Apr 14 2010
0 Shpërndarje
iPhone 4G, prezantohet me 22 qershor?

Apple zakonisht prezanton celularin e tyre të ri iPhone në qershor dhe duket se edhe këtë vit gjërat do të shkojnë në të njëjtën formë, megjithëse mund të ketë disa shtyrje të vogla në krahasim me vitet e kaluara dhe sipas burimeve të afërta me Apple, iPhone i ri do të prezantohet me 22 qershor.

Apple zakonisht prezanton iPhone të ri në WWDC në Yerba Buena Center për Arte në San Francisco,
dhe duket se Apple ka qenë duke kërkuar këtë qendër për një datë të lirë me 22 qershor të këtij viti, gjë që nënkupton se kjo datë mund të jetë data kur do të shpaloset iPhone i ri.

Sa i përket specifikave, deri më tani ato mbesin vetëm thashetheme të cilat keni mundur t’i lexoni edhe në web faqen tonë.

Por në rast të paraqitjes së ndonjë detaji të ri, ne do t’ju njoftojmë me kohë.

Lajmet e fundit>