Harduer

iPhone 5 del nga qarkullimi, ndërsa iPhone 4S vazhdon të prodhohet

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5 del nga qarkullimi, ndërsa iPhone 4S vazhdon të prodhohet

Surprizë! Ndërsa iPhone 5 ka dalë nga qarkullimi, iPhone 4S do të vazhdojë të shitet. Në SHBA këtë të fundit mund ta marrësh falas me kontratë dy-vjeçare.

Faktikisht, ky lajmi erdhi disi i papritur duke marrë parasysh faktin se iPhone 4S është lançuar për herë të parë para dy vitesh.

Mesa duket, Apple po synon të aplikojë edhe për iPhone-ët strategjinë që ka përdorur për iPad-ët. Vitin e kaluar, kompania nxorri nga qarkullimi iPad 3 duke lenë në treg iPad 2.

iPhone 4S do të jetë një pajisje e rëndësishme për kompaninë në tregjet në zhvillim, edhe pse telefoni do të jetë shumë i ngadaltë me përditësimin e fundit të iOS 7. Shumë njerëz prisnin në fakt që Apple të ndalonte prodhimin e iPhone 4 ose iPhone 4S në vend të 5.

Por, mesa duket, Apple ka menduar se për konsumatorët do të bëhej e komplikuar të dallohej diferenca mes iPhone 5, iPhone 5S dhe iPhone 5C.

Disavantazhi më i madh i iPhone 4S është lloji i karikuesit (30-pin). Për më tepër, ka shumë aplikacione të cilat nuk janë të disponueshme për 4S. Gjithsesi, strategjia e Apple është e qartë.

Në vend që të mbajë iPhone 4S dhe iPhone 5, kompania ka zgjedhur të lançojë një telefon të ri, iPhone 5C, për të reduktuar kostot dhe për të zëvendësuar iPhone 5. Edhe iPhone 4 do të vazhdojë të jetë në qarkullim. (PCWorld Albanian)

iPhone 4S 5S 5C

Lajmet e fundit>