Harduer

iPhone 5 do të ketë ekran të xhamit!

May 23 2011
0 Shpërndarje
iPhone 5 do të ketë ekran të xhamit!

Kësaj radhe rolin e “gruas së keqe” e luajti DigiTimes, që citon “burime industriale” të cilat thotnë se Apple ka blerë mes 200 apo 300 makina për prerje të xhamit, përmes së cilave dëshiron të krijojë ekrane të lakuara për pajisjen e tyre iPhone. Por pse Apple e jo ndonjë partnerë industrial? Për shkak se prodhuesit e xhamit janë “të tërhequr për sa i përket investimeve në blerjen e pajisjeve pë prerje të xhamit për shkak se kërkohet përfshirje e një kapitali të madh” thonë burimet e DIgitimes.

Sipas DigiTimes, njësitë për prerje veçse janë gati dhe mund të fillojnë me punën në momentin që të arrihen “nivele të kënaqshme të xhamit të lakuar”. 

E çka mund të bëjë një xham i lakuar? Për shembull mund të kopjojë Google-in. Nexus S që është lansuar në dhjetor, ka një të tillë. Gjithashtu: është më i përshtatshëm për tu mbajtur afër veshit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>