Harduer

iPhone 5, më i hollë e më i shpejtë?

Jul 11 2011
0 Shpërndarje
iPhone 5, më i hollë e më i shpejtë?

Apple gjatë kësaj jave ka porositur 15 milion iPhone 5 nga prodhuesi Pegatron në mënyrë që të jetë gati në datën e lansimit. iOS 5 veçse u shpalos në WWDC 2011, kështu që hardueri ende ka mbetur mister.

Tom Kaneshige në një blog të postuar në CIO.com thekson se celularët e mençur në përgjithësi kanë për detyrë të balancimit të baterisë, performancës dhe madhësisë. “Le të shpresojmë se me rritjen e aplikacioneve që kërkojnë resurse më të mëdha, iPhone 5 do të jetë gati të gjej balancin e përkryer mes performancës, jetëgjatësisë së baterisë dhe dizajnit” shkruan ai.

iPhone 4 siç e dini ka mbetur paksa prapa në krahasim me konkurrencën që në seri po sjellë në treg celularë me procesorë me dy bërthama; me fjalë të tjera kur lëshoni muzikë dhe shfletoni gjëra tjera nëpër telefon, performanca nuk është në nivel të kënaqshëm. 

Edhe bateria nuk i ka punët mirë, madje nëse e përdorni shumë as një ditë nuk do të jetë i gatshëm për shfrytëzim. Më e keqja është se Apple, siç e ka zakon, e ka mbyllur në aspektin e dizajnit tërë njësinë, kështu që edhe nëse vije deri tek nevoja për të zëvendësuar atë, është pothuajse e pamundur pa pasur asistencën e duhur teknike prej dyqaneve të specializuara të Apple, ose të mobi-shopeve “universale” në Kosovë. 

Dizajni, jetëgjatësia e baterisë dhe madhësia, janë larg njëra-tjetrës 

Ka gjasa të mira që Apple të bëjë një iPhone 5 në dimensione më të vogla, duke përmirësuar ekranin dhe dizajnimin e xhamit për të parandaluar dëmtimet. iPhone 4 është kritikuar se po prishet lehtë (… një mikut tim një herë i ka rënë në tokë dhe është dëmtuar shumë lehtë në skaj). 

Megjithatë përcjellësit e teknologjisë thonë se iPhone 5 mund të jetë në një version më të holluar por do të jetë më i fuqishëm se iPhone 4. Disa të tjerët thonë se do të shohim një iPhone 5 të ngjashëm me një iPod por që punon vetëm me disa aplikacione esenciale…

Por mos harroni pa marrë parasysh frikën rreth avancimit jo të duhur të teknologjisë për të sjellë diçka më tëhollë por më të fuqishme në shtator, Apple e ka zakon të befasojë dhe të bëjë gjëra që duket të pamundura… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>