Harduer

iPhone 5, më i shpejtë se Galaxy S II fal A5’it

Sep 19 2011
0 Shpërndarje
iPhone 5, më i shpejtë se Galaxy S II fal A5’it

Sipas asaj që shihet procesori A5 duket të jetë pjesë e modelit të radhës së Apple, ndërsa aty vërehet edhe një bateri 1,430 mAh, që nënkupton kapacitet paksa më të madh krahasuar me 1,420 mAh sa i ka pasur iPhone 4. 

Shumica e thashethemeve kanë theksuar deri më tani se A5 do të jetë pjesë e iPhone 5, por deri tani është arritur të nxirret ky përfundim vetëm në bazë të ndryshimeve në dizajn dhe në mostrat e paraqitura në lidhje me pajisjen e Apple.

Kur të paraqitet në treg iPhone 5 pritet të tejkalojë edhe modelin ekzistues në treg Galaxy S II. Testimet e fundit tregojnë se A5 në iPad 2 është dyfish më i shpejtë në testimin e fokusuar në grafik GLBenchmark 2.1, krahasuar me Samsung 1.2GHz Exynos. 

Samsung në anën tjetër po planifikon kundër-sulm me një 1.5GHz Galaxy S II LTE, por pa ndonjë ndryshim fondamental në bërthamën e grafikës apo dizajnimit të procesorit, gjë që nënkupton se mund të mos ketë tejkalim të fuqisë së Apple. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>