Lajmet

iPhone 5 mori më tepër vëmendje në Twitter se Galaxy S4

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5 mori më tepër vëmendje në Twitter se Galaxy S4

Përveç gara për ofrim të veçorive sa më të shumta, prodhuesit e iPhone 5 dhe Samsung Galaxy S4 mund të garojnë edhe sa i përket fitimit të popullaritetit më të madh tek përdoruesit.

Ata zgjedhin forma të ndryshme për t’i paraqitur prodhimet e tyre, për të tërhequr më tepër vëmendje, e kështu të sigurojnë më tepër fitime.

Sido që të jetë sa i përket veçorive që i ofrojnë, qofshin ato softuerike, qofshin harduerike, iPhone 5 ishte temë pesëfish më shumë e cicërimave që ishin postuar në rrjetin shoqëror Twitter gjatë muajit të parë që kur ishte lëshuar në krahasim me produktin e Samsung Galaxy S4.

Twwiter IPhon GalaxyKy përfundim ka ardhur nga një analizë e kryer nga analisti i Piper Jaffray, Gene Munster.

Munster beson që analizat, e kryera nga Investing Analytics, tregojnë që iPhone vazhdon të jetë smartfoni më i popullarizuar.

“iPhone vazhdon të mbajë më tepër “joshje” masive me konsumatorë,” tha Munster. “Sipas të dhënave nga Investing Analytics, në ditën dhe pas ditës së lëshimit të iPhone 5, rreth 2.4 milionë cicërima në total për telefonin ishin bërë.”

“Në krahasim, Galaxy S4 kishte 440,000 cicërima në total në të njëjtën periudhë (ditën e lëshimit dhe një ditë më pas),” vazhdoi ai.

“Ne besojmë që kjo demonstron që derisa interesimi në Galaxy S4 është në rritje, Apple vazhdon të mbajë një udhëheqje të dukshme si smartfoni me “joshjen” më të gjerë tek konsumatorët.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>