Vëzhgim

iPhone 5 mund të dyfishojë praninë e Apple

Aug 3 2011
0 Shpërndarje
iPhone 5 mund të dyfishojë praninë e Apple

Raporti nga Munster është i bazuar në një studim me 216 përdorues të telefonave celularë. 64% e përfaqësuesve thanë që planifikojnë që të blejnë iPhone si pajisjen e tyre të ardhshme – dhe vetëm një e treta (29%) e këtyre tashmë zotërojnë iPhone. Të tjerët janë përdorues të pajisjeve BlackBerry (28%) dhe Android (17%).

Nga përdoruesit që kanë marrë pjesë në studim dhe që kanë nga një iPhone, 94% thanë që do të blenin një iPhone tjetër; të tjerët thanë që do të blenin telefonat Android. Kur bëhet fjalë për përdoruesit Android, 42% e tyre thanë që do të kalonin në iPhone. Por grupi më i madh i përdoruesve përdorin BlackBerry: 67% e tyre planifikojnë që të kalojnë në iPhone.

Prania e Apple në tregun për telefonat e “mençur” gjatë çerekut të dytë të vitit ishte 19%; kjo sipas hulumtimeve nga ndërmarrja Canalys, ndërsa Android është i pranishëm me 48%./pcworldalbanian

Apple’s market share in smartphones for the second quarter was 19%, according to market research firm Canalys. Android’s share was 48%.

Lajmet e fundit>