Vëzhgim

iPhone 5, shpejtësi më të vogël e jetëgjatësi më të madhe të baterisë!

May 16 2011
0 Shpërndarje
iPhone 5, shpejtësi më të vogël e jetëgjatësi më të madhe të baterisë!

Aaron Vronko, një ekspert për iPhone dhe CEO i Rapid Repair, mendon që Apple do të mund të largonte procesorin A5. “Ka më shumë fuqi se që i duhet. Unë nuk do të befasohesha, nëse ata do ta zvogëlonin atë në 800Mhz ose 900Mhz, vetëm për ta zgjatur baterinë”, komentoi ai.

Vronko gjithashtu mendon që si përparësi për ta paketuar procesorin A5, Apple do të duhej që të sillte disa aplikacione që shpenzojnë shumë energji. “Nuk ka ndonjë aplikacion që ka stërshpenzuar rrymën. Apple është rojtari i cikleve procesorike dhe, me API-të e tyre minimale, softueri nuk ka kaluar për ta sfiduar harduerin,” shtoi ai.

Mund të jetë një gjasë e madhe që procesori A5 do të jetë i futur brenda iPhone5, veçanërisht nëse shohim në vitin e kaluar, kur Apple e vendosi procesorin A4 në iPad-in e parë dhe disa muaj pas kësaj, kjo ndërmarrje e futi këtë procesor edhe në iPhone 4. Tani, iPad 2 ka procesorin A5, kështu që do të ishte e sigurtë që të vlerësohej se iPhone 5 do ta posedojë atë procesor.

Edhe nëse Apple nuk ka pasur qëllim që të përfshijë procesorët A5, kjo ndërmarrje do të ketë nevojë që t’i përdorë, pasi që Samsung Galaxy SII, sfiduesi më i denjë i pajisjes iPhone, tashmë e ka rritur fuqinë e vet./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>