Harduer

iPhone 5 të lansohet më 12 shtator?

Jul 31 2012
0 Shpërndarje
iPhone 5 të lansohet më 12 shtator?

Sipas blogut iMore, thuhet se smartfoni i ri iPhone 5, produkti i shumëpritur i Apple, do të publikohet më 12 shtator.

Përmes një postimi, blogu deklaron se iPhone i ri – që me shumë mundësi do të quhet iPhone 5 – si dhe një iPad mini dhe një iPod Nano i ri, do të bëhen publikë ne një event special në këtë datë dhe do të jenë në treg duke filluar nga 21 shtatori. Blogu shkruan se këto informacione vijnë nga burime që kanë rezultuar të sakta në të kaluarën.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga kompania. Javën e kaluar, zëdhënësit e saj thanë vetëm se do të kishte një ‘eveniment në vjeshtë’.

Raportimi i iMore vjen pas shkrimeve në The Guardian, ku thuhej se iPhone i ri do të prezantohet në mes të shtatorit. Gazeta poashtu shkruante se pajisja do të ketë një hyrje prej 19-pin për karikimin e baterisë, në vend të asaj 30-pin për versionet e kaluara që u publikua për herë të parë (gjenarata e tretë) për iPod në prill 2003.

iPhone më i fundit i Apple, ai 4S u lansua vitin e kaluar më 4 tetor dhe u hodh në treg pas dhjetë ditësh, respektivisht më 14 tetor. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>