iPhone 5 vjen në T-Mobile

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5 vjen në T-Mobile

iphone 5Kompania prezantoi gjatë një eventi të mbajtur në qytetin e Nju Jorkut se iPhone 5 më në fund do të jetë pjesë e T-Mobile për vetëm një pagesë 99.99 $ edhe rreth 20 $ për çdo muaj gjatë 24 muajve.

Edhe pse mund të merret pa kontratë abonentët mund të regjistrohen në rrjetin e LTE.

Ndërkohë që iPhone 4 mund të blihet për një pagesë fillestare prej 14.99 $ dhe me 15 $ çdo muaj për 24 muaj. iPhone i T-Mobile është teknikisht një model i ri. Ai ka ekzaktësisht të njëjtin dizajn, por me shtim të radios. Një element shumë i nevojshëm për T-mobile

” Kjo është një ditë e rëndësishme për njerëzit që i pëlqejnë iPhone, por nuk mund të pranojnë kur kufizohen në blerje,” tha John Legere, president edhe shefi ekzekutiv i T-Mobile në Amerikë.

Ne po mundohemi të ofrojmë një eksperiencë me internet pa tela në një rrjet tejet të fuqishëm, shtoi ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>