Harduer

iPhone 5 vjen zyrtarisht në mbi 50 shtete në dhjetor, përfshi Shqipërinë

Dec 4 2012
0 Shpërndarje
iPhone 5 vjen zyrtarisht në mbi 50 shtete në dhjetor, përfshi Shqipërinë

iPhone 5 po bëhet gati të lançohet zyrtarisht në shtete të ndryshme të botës.

Apple sapo ka njoftuar se versioni më i fundit i smartfonit do të jetë i disponueshëm për shitje në mbi 50 shtete gjatë muajit dhjetor, duke filluar nga Korea e Jugut këtë të premtë më datën 7 dhjetor.

Një javë më vonë ai do të gjendet nëpër dyqanet dhe partnerët zyrtarë të Apple në këto shtete: Shqipëri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Bahamas, Bahrain, Bolivi, Brazil, Kili, Kinë, Kosta Ricë, Qipro, Ekuador, Grenada, Indonezi, Izrael, Xhamajkë, Jordani, Kuvajt, Maqedoni, Malajzi, Moldavi, Mal i Zi, Panama, Paraguaj, Filipine, Katar, Rusi, Arabi Saudite, Afrikë e Jugut, Taivan, Turqi, Ermiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuelë.

Më pas, në datën 21 dhjetor do të jetë i disponueshëm edhe në këto shtete: Barbados, Botsuana, Kamerun, Republika Qendrore Afrikane, Egjipt, Guinea, Bregu i Fildishtë, Kenia, Madagaskar, Mali, Mauritius, Marok, Niger, Senegal, St. Kitts, St. Lucia, St.Vincent & the Grenadines, Tunizi, Ugandëdhe Vietnam.

Aktualisht iPhone 5 është i disponueshëm në 47 shtete përfshi SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Japoni dhe Mbretëri e Bashkuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>