Harduer

iPhone 5S dhe 5C: Përshtypjet e para

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
iPhone 5S dhe 5C: Përshtypjet e para

Gazetarët e PCWorld ka ndjekur nga afër eventin e së martës, ku Apple prezantoi dy iPhone të rinj. Pas eventit, kompania i ka lejuar reporterët të testonin nga afër pajisjet.

iPhonë 5C

Me iPhone 5C, Apple po synon të hyjë në një treg tjetër. Kompania shpreson që çmimi më i ulët do të tërheqë konsumatorët të cilët nuk e përballojnë dot iPhone 5S, i cili është më i shtrenjtë. Por a ka sakrifikuar cilësinë për çmimin kompania?

Bazuar në përshtypjet e para me pajisjen, jo. Pavarësisht se mbështjellësja është plastike, ajo nuk ndihet si material i “lirë” në dorë. Ka një shtresë shkëlqimi dhe telefoni mbahet rehat në dorë, pothuajse si modelet e iPhone 3. Ngjyrat e disponueshme janë të larmishme dhe Apple do të ofrojë edhe disa mbështjellëse të tjera që mund t’i përshtasni me stilin tuaj.

Në aspektin e specifikimeve, është shumë i ngjashëm me iPhone-ët e fundit, përveç procesorit dhe sensorit të gjurmës së gishtave. Megjithatë, performanca është mjaft e mirë. Pajisja do të operojë me iOS 7 dhe do të ketë shumicën e përditësimeve që i janë bërë iPhone 5S.

iPhone 5S

Një nga karakteristikat më të mëdha të iPhone 5S është sigurisht sensori i gjurmëve të gishtave. Është vendosur në butonin Home dhe mund të përdoret për të zhbllokuar ekranin pa pasur nevojë e një kodi. Edhe pse disa njerëz mund të mos kenë pasur përvojë shumë të mirë me këto lloj sensorësh në PC apo telefonë të tjerë, në iPhone 5S është gjithçka shumë e thjeshtë. Faktikisht, pjesa më e “vështirë” është momenti i regjistrimit, pra çastet kur telefoni duhet të regjistrojë gjurmët e gishtave, duke qenë se përdoruesit duhet të mbajnë të shtypur disa herë butonin Home. Gjithsesi, mjaftojnë vetëm 15 sekonda. Më pas, hapja e aplikacioneve është shumë e thjeshtë.

Pasi zhbllokohej ekrani, gjithçka është shumë e shpejtë. Koha e pritjes është ndoshta rreth 1 sekondë, çka ia vlen nëse dëshironi ta mbani iPhone-in tuaj të sigurt nga të tjerët. iPhone 5S vjen me një procesor të ri 64-bit që ka performancë më të lartë, sipas Apple. Një avantazh tjetër është përmirësimi i jetëgjatësisë së baterisë, megjithatë, do të duhet të kalojnë disa ditë para se të jepet një përshtypje e saktë lidhur me këtë aspekt, pasi të bëhen testimet e nevojshme. (PCWorld Albanian)

iphone5c

Lajmet e fundit>